11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

BD: Shkeljet ligjore nuk ndalen në Prizren

BD.2Bashkimi Demokratik që në hapjen e konkursit për zgjedhjen e drejtorave në komunën e Prizrenit më 14 mars 2014 ka kontestuar këtë konkurs për shkak se ky konkurs përmban në vete shkeljen e ligjit e arsimit para universitar, ku edhe më të papranueshëm këtë konkurs e ka bërë hapja nga një qeverisje e cila udhëhiqet nga një kryetar që në dënimin që ka marrë nga gjykata ndër tjera thuhet se 30 muaj nuk mund të ushtroj detyrat zyrtare publike, rrjedhimisht as nuk mund të caktojë anëtarët e komisionit për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave( udhëzimi administrativ nr.8/2014).

Për kundër kësaj shkelje ligjore nga ana e kryetarit, DKASH ka vazhduar me shkeljen e radhës duke emëruar dy komisione koordinuese për intervistimin e kandidatëve për drejtorë, në kundërshtim me nenin 4 të UA 8/2014 sipas të cilit taksativisht duhet të jetë vetëm një komision. Gjithashtu është shkelur edhe neni 5 pika1 i këtij udhëzimi administrativ nga se në afatin ligjor nuk është bërë lista e ngushtë e kandidatëve dhe nuk është përgaditur plani intervistues ( për asnjë shkollë).

Vazhdimi i shkeljeve ligjore nga qeverisja aktuale në Prizren është tepër shqetësuese prandaj ne si forcë politike i bëjmë thirrje publike inspektoratit regjional të arsimit, që të ushtrojë mandatin e vet ligjor, konkretisht të ndërhyjë dhe të verifikojë këtë procedurë jo ligjore, për ndryshe jemi të obliguar si subjekt politik të bëjmë padinë e radhës për shkelësit e ligjit në rast se vazhdohet me këto shkelje ligjore.

Bashkimi Demokratik mendon se anarkia që ka përfshirë për vite të tëra arsimin në komunën e Prizrenit nuk mund të zgjidhet në këtë formë dhe në këtë kohë ku njësitet para-politike të partisë në pushtet kanë nxitur “ intervistuar” një numër të madh të pretedentëve për tu zgjedhur drejtor të shkollave nga të cilët është kërkuar që t’i shërbejnë politikës ditore në prag të zgjedhjeve parlamentare si dhe duke i eliminuar disa drejtorë, ata përpiqen që edhe më tej ta politizojnë arsimin në komunën tonë. Është për të ardhur keq se i dënuari Muja për anëtarë të komisionit ka emëruar një person i cili i ka shërbyer regjimit të Milloshevicit, duke qenë inspektor i arsimit në kohën e masave të dhunshme i cili ka diferencuar bartësit e shkollës shqipe atë botë dhe këtë kënaqësi i dënuari Muja ia ofron edhe tani për t’i dënuar dhe diferencuar njerëzit me po të njëjtën ndjesi dhe përvojë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit