17.7 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

BE: Formoni institucionet menjëherë

Flamuri i BENë takimin e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së të mbajtur në Vjenë më 13 nëntor, përfaqësia e Bashkimit Evropain e ka trajtuar në tri pika krizën politike nëpër të cilën po kalon Kosova.

Sipas deklaratës së Bashkimit Evropian të siguruar nga Indeksonline, pika e parë tregon se Brukseli vlerëson që kriza politike e ka dëmtuar Kosovën në shumë mënyra, përfshi edhe zhvillimin ekonomik të saj.

Mirëpo pjesa më e rëndësishme sipas të gjitha gjasave është pika e dytë e cila thotë se vazhdimi i seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës duhet të bëhet menjëherë e përcjellur nga krijimi i shpejtë i qeverisë. Bashkimi Evropian përmes kësaj deklarate të siguruar nga Indeksonline, thotë se është e gatshme që të ndihmojë Kosovën në përpjekjen e saj që ta zgjidhin krizën aktuale politike.

Më poshtë po publikojmë të plota tri pikat e deklaratës së BE-së të bërë në Vjenë, gjatë takimit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

1. Prej mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme më 8 qershor, kanë kaluar pesë muaj. Ngërci politik në vazhdim është duke e dëmtuar qëllimin e ndërtimit të Kosovës paqësore, demokratike, ekonomikisht të sukseshme dhe multi-etnike. Përpjekjet në vazhdim janë të nevojshme për të ecur para me procesin e implementimit të marrëveshjes së lehtësuar nga BE në mes të

Beogradit dhe Prishtinës, të arritur më 19 prill 2013.

2. E gjithë kjo punë më rëndësi duhet të vazhdoj pa vonesa. Seanca konstituive e Kuvenit duhet të rithirret menjëherë në mënyrën e paraparë nga Kushtetuta, e përcjellur nga krijimi i shpejtë i qeverisë së re në pajtim me proceset demokratike. Ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë lidership, të ruajnë parimet e demokracisë dhe të lejojnë institucionet e Kosovës që të vazhdojnë me punën.

3. Mirëpo, BE-ja e nënvizon rëndësinë vitale që procesi të vazhdoj duke respektuar maksimalisht vlerat demokratike. Ne gjithashtu jemi të gatshëm që të përkrahim institucionet e Kosovës në përpjekjet e tyre që të zgjidhin krizën aktuale politike.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Rrahu gruan para fëmijëve dhe u zhduk – në kërkim i dyshuari nga Llozica e Malishevës

Në fshatin Llozicë të komunës së Malishevës një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikike të përsëritur. Viktima është M.GJ, 27...

Lajmet e Fundit