-0.4 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

BE: Thaçi ta pranojë që tjetërkush e ka shumicën në Parlament

Thaci-misioni i ri14Diplomatët e BE-së kanë filluar të shqetësohen me insistimin me çdo kusht të PDK-së që ata të mbeten në pushtet ose të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe këtë sjellje e shohin si të dëmshme për interesat afatmesme dhe afatgjatë të Kosovës.

Kështu i kanë thënë “Kohës Ditore” disa diplomatë të lartë të vendeve anëtare të BE-së, duke përsëritur se zyrtarisht BE-ja ka vendosur të mos përzihet dhe t’ua lërë në dorë vetë kosovarëve që ta gjejnë rrugëdaljen nga kjo situatë.

“Nuk e di a është mirë për Kosovën apo keq kur pakkujt në BE i intereson se çfarë po ndodh atje. Disa vende nuk duan të përzihen, disave nuk u intereson fare. Ka në botë dhe në vetë BE-në aq shumë probleme saqë pakkush ka kohë dhe energji të merret me lojërat politike të Kosovës”, i ka thënë gazetës një diplomat i BE, i cili e ndjek mirë situatën në Kosovë.

Diplomatët e BE-së vazhdojnë të insistojnë se nuk do të përzihen në „çështjet e brendshme të Kosovës“ dhe se „u takon vetë strukturave politike të Kosovës t’i formojnë institucionet“. Por, tash pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, porosisin PDK-në se, me gjithë faktin se ajo doli e para në zgjedhje, dikush tjetër ka siguruar shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe se në Kuvend nuk mund të ekzistojnë dy shumica, por vetëm një.

“Në një moment Thaçi dhe PDK-ja duhet ta kuptojnë se, pa marrë parasysh a na pëlqen apo jo, ata nuk e kanë shumicën në Kuvend, por atë shumicë e ka siguruar dikush tjetër. E në botën demokratike pushtetin e ka ai që siguron shumicën në kuvend“, ka thënë një diplomat i BE-së, duke porositur edhe PDK-në që të mos i shikojë interesat e ngushta partiake, por interesat e Kosovës.

Më Shumë

Burri në Prizren sulmon gruan e tij, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Atij i është konfiskuar një armë zjarri dhe 17...

Dimri Kulturor 2025 nis me muzikë dhe atmosferë festive në Prizren

Me muzikë dhe atmosferë festive filloi mbrëmë “Dimri Kulturor” në Prizren, një oazë festash që do të mbetet qendër e argëtimit deri më 5...

Lajmet e Fundit