5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Beate Merk viziton gjimnazin “Loyola” në Prizren

Beate Merk viziton gjimnazin LoyolaPas vizitave në Prishtinë dhe takimeve me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, Beate Merk, Ministre për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhënie Rajonale të Landit të Bavarisë, e shoqëruar nga zv. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Kiesler, përgjegjës për Ekonomi dhe Biznes, ka vizituar sot gjimnazin gjerman “Loyola- Gymnasium” në Prizren. Ajo është pritur nga themeluesi dhe drejtori i shkollës, P. Walter Happel SJ, i cili mysafiren e lartë nga Gjermania e njoftoi me punën që po zhvillon ky institucion shkollor, që sivjet feston 10- vjetorin e punës në edukimin dhe formimin e të rinjve kosovarë.

Merk u interesua për mundësitë e ndihmës që mund të japë shteti gjerman për të rinjtë kosovarë, të cilët duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre, duke u shkolluar dhe përgatitur sa më mire për tregun e punës.

Duke folur për zhvillimet e fundit në vendin tonë, Merk tha se migrimi nga vendi nuk është parakusht për zhvillim të vërtetë, por të gjithë duhet të bëjnë të pamundurën që të qëndrojnë këtu dhe të japin kontributin për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

Ministrja Merk ka shprehur gatishmërinë e saj që Landi i Bavarisë të ndihmojë edhe më tej shkollimin profesional të nxënësve të “Loyola- Gymnasium”. Kompani të njohura gjermane, si “Haver& Boecker“, “Volksbank”, “Beumer Group”, “Gea Westfalia Separator Group” etj, çdo vit, përzgjedhin një numër të konsiderueshëm maturantësh, të cilët paralelisht punojnë dhe studiojnë në Gjermani.

Pas qëndrimit në “Loyola- Gymnasium”, Beate Merk e përmbylli vizitën në vendin tonë, dhe udhëtoi drejt Tiranës, ku do të takohet me zyrtarë të shtetit shqiptar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

“Stop drogave” – Policia në Prizren fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese kundër narkotikëve me nxënës të një shkolle të mesme, në kuadër të projektit...

Lajmet e Fundit