Kadriaj: Programi im, fuqizimi i rinisë dhe rikthimi në pushtet i LDK-së në Prizren

Nderim Kadriaj-ldkNderim Kadriaj i ka vetëm dy synime kryesore, nëse arrin të bëhet kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Prizren. Synimi i parë është fuqizimi i rolit të të rinjve, ndërsa i dyti përgatitja për rikthimin në pushtet të LDK-së në Prizren.

“Në garë për kryetar të FR të LDK-së në Prizren kam hyrë me një program të qartë për fuqizimin e të rinjve dhe rikthimin në pushtet të LDK-së në Prizren”, tregon ai për “PrizrenPress”.

Nderim Kadriaj është kryetar i FR të LDK-së në Nëndegën “Bajram Curri” në Prizren. Ai ditë më parë publikisht ka shpallur kandidaturën për kryetar të FR të Degës së LDK-së në këtë qytet. Thotë se kërkesa për të shpallur kandidaturën ka qenë i miqve dhe elektoratit të LDK-së.

“Unë kam program dhe plane për rininë. Jam i bindur se me përkrahjen e kryetarit të Degës, Haxhi Avdyli, do të realizoj këtë program për të rinjtë dhe LDK-në në Prizren”, shprehet ai.

Kadriaj fton të rinjtë e këtij subjekti politik, që të votojnë për kryetar të FR të LDK-së në Prizren.

“I ftoj të rinjtë që të më votojnë dhe bashkërisht t’i zgjidhim problemet me të cilat ballafaqohemi. Vetëm të bashkuar mund t’i zgjidhim problemet tona të cilat nuk janë të pakta”.

Nderim Kadriaj është student në Universitetin e Prizrenit. Ai po ashtu është edhe anëtar i LDK-së në Nëndegën e “Bajram Currit” në Prizren. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit