12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Begaj: Dëshmorët dhanë jetën për ideal e atdhe

Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta, “Ibrahim Mazareku” në Malishevë dhe “Visar Krasniqi” në Drenoc, shënuan ditët e shkollave të tyre, në përvjetorët e rënies së dëshmorëve, emrat të cilëve, i mbajnë këto dy shkolla.

Me këtë rast, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se “Dëshmorët ranë për ideal, ata dhanë jetën për atdhe”.

“Sot është ditë e veçantë për Malishevën, pasi në këtë datë kanë rënë shumë dëshmorë dhe rënia e dëshmorëve nuk ka qenë e rastësishme, por ata ranë për një qëllim, ata ranë idealin kombëtar, ata ranë për atdhe”, tha ai.

“Me fjalë nuk mund të përshkruhet vepra e dëshmorëve, por ne të gjallët duhet realizojmë mesazhin e dëshmorëve, ne duhet të punojmë për vendin tonë, duhet të punojmë në zhvillimin e vendit, pasi për këtë edhe u sakrifikuan dëshmorët”, tha Begaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Lajmet e Fundit