16.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Ymeri: EULEX s’e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka kritikuar punën e EULEX-it në Kosovë, duke thënë se si mision i është mbivendosur Republikës së Kosovës.

Ai tha se EULEX-i është i dizajnuar dhe vepron sipas paradigmës së stabilitetit afatshkurtër rajonal dhe si i tillë ai jo që është i lirë nga ndikimet politike, por këto të fundit i ka parakusht të ekzistencës.

“EULEX-i si mision i është mbivendosur Republikës së Kosovës, i cili kurrë nuk e ka njohur shpalljen e kësaj Republike; është bazuar në Rezolutën 1244; ka pushtet ekzekutiv; nuk i jep llogari institucioneve të vendit. Pjesëtarët e EULEX-it kanë imunitet nga ndjekja penale për veprimet e tyre në Kosovë. EULEX është suspendim i sovranitetit, drejtësisë dhe demokracisë në Republikën e Kosovës”, shprehet Ymeri në Facebook.

Ai tha se ka 7 vite që po eksperimentohet me një mision të tillë.

“Tash pas 7 viteve të gjithë po e thonë këtë: zyrtarët qeveritar, opinionistët, media, shoqëria civile, madje edhe vet kreu i EULEX-it. Po arrihet një konsensus i gjithëmbarshëm për qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Por me 7 vite vonesë. Këto 7 vite janë vite të humbura për Republikën e Kosovës, dhe për popullin e saj”, tha ai.

Më Shumë

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

Sot, Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Në Kosovë sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në...

Lajmet e Fundit