-1.1 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Begaj e Bytyçi zotohen për bashkëpunim

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka pritur sot në një takim kryetarin e klubit të shqiptarëve “2 Korriku”, në Sundern të Gjermanisë, Fadil Bytyçi, me të cilin biseduan për aktivitetet e përbashkëta, të zhvilluara, mes Komunës së Malishevës dhe Komunës së Sundernit, dhe për kontributin e kësaj shoqate, në krijimin e lidhjeve disa vjeçare mes dy komunave.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar Bytyçin, për vizitën në Malishevë dhe për kontributin që klub i shqiptarëve “2 Korriku”, po jep në Sundern të Gjermanisë, në forcimin e lidhjeve mes dy komunave dhe në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si për kontributin e “2 Korrikut”, në organizimin e komunitetit shqiptar në këtë pjesë të Gjermanisë.

Edhe kryetari i klubit “2 Korriku”, Fadil Bytyçi, e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për pritjen, si dhe për vizitën e mëhershme të një delegacioni nga Malisheva, në Sundern, ku janë takuar edhe me udhëheqësit lokal, por edhe me komunitetin e shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, përkatësisht në Sundern dhe rrethinë.

Begaj e Bytyçi, u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit si me shqiptarët në Gjermani, e po ashtu edhe me autoritetet e Sundernit, ku gjatë këtij viti, pritet që një delegacion nga Sunderni, ta vizitoj Malishevën, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

FC Prizreni shpallet “Klubi i Dalluar i Vitit 2025”

FC Prizreni është vlerësuar me çmimin “Klubi i dalluar i vitit 2025” në ceremoninë “Laureatët 2025”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport...

Kurti vlerëson ish-kryetarin e Prizrenit: Në kohë të vështira ishte ndër figurat kryesore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar ish-kryetarin e Prizrenit, Eqrem Kryeziun, duke vlerësuar kontributin e tij ndër vite për qytetin dhe...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit