17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Zbardhet skema, si u vra e reja në Shkodër

elsa-tushaPolicia e Shkodrës ka arrestuar Valentin Tomën, pasi dyshohet se është një nga autorët e ngjarjes së ndodhur mbrëmë në një lokal në Kryebushat të Shkodrës, ku mbeti e vrarë 19 – vjeçarja ElsaTusha dhe u plagosën dy shtetas të tjerë, 30- vjeçari Paulin Ndoja dhe 56 – vjeçari Selim Aleti.

Sipas policisë Toma ka qenë në lokal bashkë me Paulin Ndojën dhe vajzën 19-vjeçare dhe dyshohet se ka marrë pjesë në shkëmbimin e zjarrit që i mori jetën Elsa Tushës.

Ai u arrestua në shtëpinë e tij në fshatin Kaçë, ku policia gjeti edhe një laborator të përpunimit të drogës. Por ai nuk ka pranuar të ketë qelluar me armë.

Policia tha Valentin Toma dhe Paulin Ndoja u përfshinë në një konflikt fizik për motive të dobëta me 56-vjeçarin Selim Aleti dhe djalin e tij, Mirsad Aleti, i cili është shpallur në kërkim.

Konflikti ka nisur në lokalin që gjendet përgjatë rrugës Shkodër – Lezhë dhe më pas, Ndoja, pasi ka shoqëruar 19 -vjeçaren në makinën që e kishte të parkuar jashtë, ka marrë një kallashnikov dhe ka nisur të qellojë ndaj Mirsad Aletit.

Por arma i është bllokuar nga Selim Aleti, i cili, duke mbrojtur të birin, është plagosur.

Në të njëjtën kohë Mirsad Aleti ka qëlluar me breshëri ndaj Ndojes dhe automjetit të tij, një BMË X 5 ku ndodhej Elsa Tusha.

Plot 18 plumba kanë prekur pjesën e pasme të makinës dhe vajzën që humbi menjëherë jetën.

Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut.

Policia e Shkodrës tha se pas dëshmive të marra ka arritur të ndërtojë dinamikën e plotë të ngjarjes dhe se po punon për kapjen e Mirsad Aletit, autorit të vrasjes së 19 – vjeçares. /tvklan/

Më Shumë

Abdixhiku në Dragash: I lumtur me pritjen qytetare, lidhja po bëhet e popullit siç ka qenë e destinuar gjithëherë

Një tjetër postim e ka bërë lidhur me vizitën e tij në Dragash, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili është pritë nga kryetari...

Totaj: Ndërtimi i shtegut drejt Kalasë ruan trashëgiminë kulturore dhe rrit zhvillimin turistik të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bëri të ditur se vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut të ri, me gurë, që shpie për në Kalanë...

Lajmet e Fundit