7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Begaj mbajti takimin e parë publik me qytetar

Begaj14-25Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot takimin e parë publik me qytetarë, ku i ka njoftuar qytetarët për punën e kryetarit dhe qeverisë komunale në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes për vitin 2014, si dhe më pas ka zhvilluar debat me qytetarët, lidhur me punën e deritanishme, si dhe ka dëgjuar edhe kërkesat e qytetarëve, lidhur me nevojat e tyre dhe mundësisë së futjes së këtyre kërkesave në hartimin e projekteve kapitale në buxhetin komunal për vitin e ardhshëm.

Begaj i ka njoftuar të pranishmit, me punët e deritanishme, projektet e realizuara, projektet në realizimin e sipër, ndërsa një pjesë e këtij takimi të parë, ju kushtua edhe situatës epidemiologjike në Komunën e Malishevës, lidhur me ethet hemorragjike krime kongo (EHKK).

“Punët e kryera deri më tani, janë brenda mundësive buxhetore që kemi si komunë. Aktualisht janë në ndërtim e sipër dy shkolla (Vërmicë dhe Shkozë), të cilat janë trashëguar nga viti i kaluar, ndërsa këtë vit kemi filluar punimet në ndërtimin e shkollave në Damanek, Gollubovc dhe Gurishtë, ndërsa në përfundim të procedurave për fillimin e ndërtimit, janë edhe shkollat në Bubavec dhe Carrallukë, të cilat do të fillojnë shumë shpejt të ndërtohen”, tha Begaj, duke folur për investimet kapitale në infrastrukturën shkollore, përderisa është në përfundim e sipër edhe çerdhja për fëmijë në Malishevë.

Ndërsa duke folur për infrastrukturën rrugore, Begaj tha se “këtë vit kemi shtruar rrugët në Lumnishtë, Turjakë, Fshat i Ri, Bardh, Bellanicë, Vërmicë, Golluboc, Gurbardh, dhe shumë fshatra tjerë, duke e përmirësuar infrastrukturën rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës”.

“Është duke u punuar në ndërtimin e ujësjellësit në Drenoc, pastaj ujëmbledhësit në Senik, që parashihet ti furnizoj 12 fshatra me ujë për pije”. “Edhe rrjeti i kanalizimeve është duke u ndërtuar dhe momentalisht janë ndërtuar ose janë procedurë ndërtimin i kanalizimeve për 30 fshatra”, tha Begaj.

Ai po ashtu njoftoi se janë ndarë bursa për studentë, si dhe ndihma në ndërtimin e shtëpive për rastet e rënda sociale, ku janë ndarë rreth 60 mijë euro.

“Brengë e jona, është mbrojtja e jetës së qytetarëve të Malishevës si dhe rritja e mirëqenies sociale, për çka jemi duke punuar maksimalisht”.

“Unë do ti luftoj dukuritë negative në institucione, ku i kam shpallur luftë korrupsionit dhe për këtë kërkoj mbështetjen e të gjithë juve, dhe ju premtoj se të gjithë tenderët do të jenë publik dhe transparent”, tha Begaj.

Për situatën epidemiologjike, të pranishmit i njoftoi drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, i cili bëri të ditur se komuna është e angazhuar maksimalisht në luftimin dhe parandalimin e EHKK. “Deri më sot janë regjistruar 1443 raste të thumbimit nga rriqrat, ndërsa tre persona kanë rezultuar pozitiv me ethe hemorragjike, por asnjëri rast prej tyre nuk është paraqitur me kohë në QKMF për largimin e rriqrave”, tha drejtori Berisha, i cili i falënderoi në mënyrë të veçantë stafin e emergjencës në QKMF të Malishevës, për punën e tyre, në këtë fushë.

Ndërsa drejtori për buxhet dhe financa, Vesel Krasniqi, i ka njoftuar të pranishmit në këtë takim publik, lidhur me shpenzimin e buxhetit komunal. “Ne kemi trashëguar në buxhet prej rreth 11 milion euro, por vetëm 4 milion janë për investime kapitale, të cilat po shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi duke punuar në hartimin e buxhetit për kornizën afatmesme buxhetore 2015-2017, ku kërkesat e banorëve lidhur me investimet në vendbanimet e tyre, do të shqyrtohen seriozisht dhe do të futen në hartimin e prioriteteve për investime kapitale për vitet në vijim”, tha Krasniqi.

Pas paraqitjes së këtyre të dhënave, të pranishmit, përveç lëvdatave për investimet e qëlluara, kanë parashtruar edhe kërkesa për investime në vendbanimet e tyre, ku dominuan kërkesat për investime në infrastrukturën në përgjithësi, kjo për shkak të rritjes së nevojave të kohës. Në të gjitha pyetjet dhe kërkesat, janë përgjigjur kryetari Begaj dhe drejtorët përkatës të drejtorive komunale. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

Lajmet e Fundit