Begaj nderon me mirënjohje pronarin e “Mulliri i Ri” në Mamushë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka nderuar me mirënjohje “Mulliri i Ri” nga Mamusha, Raif Morinën, në emër të vëllezërve Morina, pronar të mullirit, për ndihmën e dhënë për Komunën e Malishevës, gjatë luftës së fundit.

“Në emër të Komunës së Malishevës, sot pata nderin ta pres dhe nderoj me mirënjohje, zotëri Raif Morina, për kontributin që “Mulliri i Ri” ka dhënë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për Komunën e Malishevës”, ka thënë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e dhënies së mirënjohjes.

Raif Morina, që mori mirënjohjen, tha se “kjo mirënjohje është një çmim i madh për familjen e tij, pasi me këtë vlerësohet kontributi i familjes gjatë luftës, kontribut të cilin, si çdo qytetar i vendit, e kemi pasur obligim ta bëjnë”.

Morina e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë mirënjohje dhe vlerësimin e bërë për kohën e luftës.

Më Shumë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Lajmet e Fundit