9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Begaj- qytetarëve: Respektoni rregullat, bëni kujdes

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë, i drejtuar nga kryetari i komunës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është shqyrtuar situata aktuale në Malishevë. Me këtë rast, kryetari Begaj, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ti respektojnë rregullat dhe udhëzimet për tu mbrojtur nga virusi i COVID-19.

“Rritja e rasteve të prekur me këtë virus, e ka bërë situatën shumë shqetësuese në komunën tonë, por kjo është duke u menaxhuar dhe të gjitha organet relevante që janë në terren duke u marrë me menaxhim të situatës”, tha Begaj.

Në këtë mbledhje u shpreh shqetësimi për rrezikun që mund të paraqitet gjatë marrjes së pagesave të rasteve sociale, të cilat janë dalë sot, sepse kjo mund të sjellë problem serioz, prandaj ju bëhet thirrje qytetarëve, që të ruajnë distancën gjatë pritjeve për marrjen e pagesave të tyre.

Sa i përket furnizimeve me mallra ushqimore, situata është e mirë dhe ka furnizime të mjaftueshme, e po ashtu edhe furnizimi me barna në barnatore është i mirë dhe nuk ka vend për shqetësim.

E vetmja gjë që ju kërkohet qytetarëve është respektimi i rregullave dhe udhëzimeve për tu mbrojtur, prandaj ju bëhet thirrje që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos lëvizin pa nevojë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Lajmet e Fundit