5.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Begaj takohet me përfaqësuesit e UNHABITAT-it

002 (1)Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune,Catarina Camarinas, zyrtare e zyrës së UNHABITAT-it në Kosovë. Begaj e Camarinas kanë biseduar për dy projekte që janë duke u realizuar në Malishevë, ai i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe zgjerimi i urës në Malishevë.

 Me këtë rast kryetari Begaj, e ka falënderuar zyrtaren e UNHABITAT-it, për përkrahjen e kësaj zyre, në hartimin e PZHK. “Hartimi i PZHK-së, është një punë e madhe, por që frytet e saj do të shihen në të ardhmen”, tha Begaj, duke e marrë shembull zgjerimin e urës kryesore në Malishevë. Kryetari Begaj, dha edhe vërejtjet e tij lidhur me vonesat ne hartimet e ligjeve dhe udhëzimeve të nevojshme, pasi sipas tij “kjo vonës po ndikon drejtpërdrejt edhe në zhvillimin e komunave”.

 Camarinas, duke lavdëruar PZHK-në, tha se “ Malisheva është komuna e vetme e cila e ka të hartuar planin zhvillimor komunal në përputhshmëri me ligjin për planifikimin hapësinor. Por vonesa në hartimin e këtij ligji dhe tani vonesa në nxjerrjen e udhëzimit administrativ, është duke e vonuar edhe finalizimin e PZHK-së në Malishevë, pasi projekti i përkrahjes së UNHABITAT-it, përfundon këtë vit, ndërsa duke shumë e vështirë nxjerrja e udhëzimit para përfundimit të projektit”.

 U vlerësua lartë edhe puna në zgjerimin e urës kryesore në Malishevë, projekt i cili gjithashtu realizohet në bashkëpunim mes Komunës së Malishevës dhe UNHABITAT-it./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Presidentja Osmani dekoron SHKA “Malësorin” nga Gjonaj i Hasit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar me dekoratë presidenciale Shoqërinë Kulturo-Artistike “Malësori” nga Gjonaj i Hasit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin...

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Lajmet e Fundit