1.9 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Begaj: Vizita në Gjermani, e frytshme

Në mbledhjen e rregullt të qeverisë komunale, të mbajtur sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, vizitën e javës së kaluar në Gjermani, përkatësisht në qytetet Soest dhe Sundern, e ka cilësuar të suksesshme dhe e ka vlerësuar lartë pritjen e udhëheqjes së këtyre qyteteve, si dhe të mërgimtarëve tanë që punojnë dhe jetojnë në këtë pjesë të Gjermanisë.

“Vizita që kemi bërë në Gjermani, ka qenë e frytshme. Kemi pasur shumë takime me kryetarët e këtyre dy qyteteve dhe departamentet tjera, e po ashtu na bërë është një pritje e jashtëzakonshme nga mërgimtarët tanë. Gjithashtu kemi vizituar edhe disa fabrika në këtë rajon dhe jemi takuar me komunitetin e biznesit”, tha Begaj, duke i informuar Këshillin e Drejtorëve, lidhur me vizitën në Gjermani.

Begaj tha se  kanë shkëmbyer përvoja në udhëheqje, në ekonomi, arsim dhe fusha tjera, si dhe kanë marrë ndihmë konkrete në fushën e arsimit, nga qyteti Soest.

Gjatë vizitës në Gjermani, Begaj, ka qenë i shoqëruar nga drejtori për ekonomi, Vesel Krasniqi, drejtori për gjeodezi, Blerim Thaçi dhe zyrtari i lartë në drejtorinë e arsimit, Shefqet Kryeziu.

Përndryshe, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, u raportua, se janë duke u realizuar disa projekte, si ai i shkollave në Astrazup dhe Banjë, si dhe fushat sportive në Llapqevë dhe Senik. Po ashtu në këtë mbledhje, u tha se po vazhdon repelimi i kafshëve, ku deri më tani kanë përfunduar pesëmbëdhjetë fshatra, në ciklin e parë, ndërsa dezinfektimi i zonave endemike, varësisht nga kushtet atmosferike, pritet të filloj nga gjysma e muajit e prill. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

PDK-ja propozon Simir Krasniqin për Kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit

Kryetari i PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së degës është...

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në IMF KosInvest, kredia është zemra e shërbimeve tona. Ne besojmë se çdo individ dhe biznes meriton mundësinë për të realizuar planet e veta, ndaj...

Lajmet e Fundit