13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Behgjet Pacolli: Ja pse u takova me Hashim Thaçin

Behxhjet pacolliBehgjet Pacolli ka treguar se është takuar sot me Kryeministrin Hashim Thaçi për të folur për punët e Qeverisë, por jo edhe për rezultatet e zgjedhjeve nacionale. Ai ka thënë se aty është hapur edhe një temë që ka të bëjë me kthimin e pronave te Komuna e Gjakovës që aktualisht janë nën menaxhimin e AKP’së. Lideri i AKR’së ka thënë se është duke u çuditur me liderët e të gjitha partive politike që s’po merren me problemet e qytetarëve, por po mundojnë vetëm se si t’i okupojnë pozitat qeveritare.

Express: Pse u takuat sot me Kryeministrin në largim z. Thaçi?

B. Pacolli: Absolutisht, asgjë nuk ka çka të fshihet e as me kriju ndonjë skenar. Sot, jam takuar me Kryetaren e Gjakovës dhe kemi diskutuar për problemet në Gjakovë dhe projektet e kësaj komune. Një prej problemeve ka qenë edhe kthimi i pronave që janë nën AKP’në dhe kërkesa e komunës ka qenë disa herë që ato prona të kthehen prapa për arsye se janë projektet, janë investitorët dhe ky ka qenë diskutimi me zonjën Kusari. Në atë moment e kam marrë një telefonat prej Kryeministrit, i cili më uron për heqjen e barrikadave dhe me ka treguar se sot kemi takim në Qeveri. Më pyeti se ku jam dhe i tregova, pastaj tha se po vijë edhe unë. Erdhi dhe e konsumuam një kafe në mëngjes, kemi diskutuar për mbledhjen e Qeverisë dhe aty ka përfunduar gjithçka.

Express: A keni folur për zgjedhjet, për pragun?

B. Pacolli: Nuk ka çka të flitet. Është procesi i rinumërimit dhe ne në këtë proces po e shohim se po i gjemë votat tona. Deri tash kemi identifikuar votat tona. Ne po kërkojmë rinumërim totat të të gjitha kutive të votimit. Gjithëkund ku kemi hasur një kuti me rinumëru kemi pa se kemi gjet votat e tona. Kjo është një dëshmi shumë e madhe që të kërkojmë rinumërimin e të gjitha kutive të votimit. Mirëpo, me Kryeministrin nuk kemi folur për këtë çështje. E di se situata politike nuk është ajo që duhet dhe eskalimi i kësaj situate është ndarja e opinioneve, ndoshta, me konsekuenca që sjell emocione tek qytetarët. Kjo nuk është e mirë. Besoj se vetëdija e secilit duhet të jetë në nivel, sidomos, e njerëzve të politikës. Vetëm një po e them, se si krejt ata që kanë shkuar shtëpi për shtëpi dhe kanë kërkuar votat e qytetarëve dhe kanë premtuar parajse, mirëqenie ekonomike, sot, askush nuk flet për gjendjen ekonomike, për situatën sociale. Nuk flet askush për problemet e qytetarëve, por merren vetëm se kush po e merr pozita dhe kush po i okupon karriket, në të dy taboret.

Express: A kishte z. Thaçi ndonjë koment për akuzat e shumta të zyrtarëve të AKR’së që e akuzuar shumë gjatë fushatës elektorale?

B. Pacolli: Jo, nuk ka pasur. Akuzat që janë bërë, janë bërë edhe para fushatës, edhe gjatë fushatës, e edhe pas fushatës. Ne kemi qenë kritik edhe tash e them se po të kishte AKR fushëveprim që unë e kam kërkuar gjithmonë ju garantoj se edhe z. Thaci do ta kishte shumë më lehtë në këto zgjedhje. Sepse AKR gjatë gjithë kohës është marrë me institucionet, është marrë me mbarëvajtjen e detyrimeve që ka marrë ndaj qytetarëve, ka çuar përpara reformat. Këto i shohim edhe problemin kryesor pse nuk jemi marrë me partinë aq sa duhet. Por, kemi punuar për qytetarin.

Express: Cilat janë informacionet që i keni prej KQZ’së?

B. Pacolli: Vetëm e di që nga përfaqësuesit tanë se nga rinumërimi i 2000 votave të rinumëruara, për AKR’në kemi gjetur 400 vota. Ky është lajm i mirë për ne. Edhe te kutitë që janë rihapur, por edhe te votat me kusht që tani po numërohen, kemi ardhur deri te një përfundim se AKR’ja i ka votat mes 8 dhe 9 përqind. Dhe, sot, moskalimi i pragut është joreal për AKR’në. Unë shpresoj se do të kalohet pragu, por edhe nëse nuk kalohet pragu, AKR nuk do të dëshpërohet shumë. AKR ka ndërmend që të punon, që të përmirësojmë problemet që e kanë përcjellur AKR’në. AKR ka ndërmend ta ndërlidh përsëri programin me qytetarin.

Më Shumë

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit