18.9 C
Prizren
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Bëjnë thirrje për zgjedhje demokratike

Jahjaga me ZhbogarinPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në takime të ndara përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, me të cilët ka diskutuar për përgatitjen e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Jahjaga në takimin me Samuel Zbogar ka theksuar se këto zgjedhje duhet të jenë demokratike, të ndershme, të drejta dhe gjithëpërfshirëse.

Presidentja Jahjaga ka thënë se është me rëndësi që i gjithë procesi të jetë i sigurt, që vota e qytetarëve, në çdo pjesë të territorit të vendit, të jetë e garantuar dhe e paprekshme.

Ndërkaq, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të një procesi të rregullt zgjedhor në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se Zyra e BE-së do të përcjellë nga afër procesin zgjedhor.

Edhe ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, ka thënë se ky mision në Kosovë ka bërë përgatitjet e nevojshme për të luajtur rolin mbështetës në këto zgjedhje.

Më Shumë

Superfinalja e pestë luhet të dielën në Prizren

Superfinalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës vazhdojnë me sfidën e pestë, që zhvillohet të dielën në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Bashkimi dhe Trepça ndeshen...

Mitalip Çoçaj, gazetari që dokumentoi historinë shqiptare

Mitalip Çoçaj (1936-1997) u lind në Gjonaj të Hasit. Mësimet e para i mori në vendlindje. Pas mbarimit të normales, në moshën 16-vjeçare, punoi...

Lajmet e Fundit