9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

“Beledija” dëshmi e jetës institucionale në Prizren

Nëpër kopshtin e rregulluar bukur, në bankat e vendosura aty sheh qytetarë të ndryshëm që ulen për të bërë një pushim. Disa më të rinj, që mbase duhanin e pinë tinëz, zgjedhin shkallët e anës së pasme të objektit, që të ulen për të mos u vënë re.

Zhurmës së rrjedhës së Lumbardhit nëpër gurët e shtratit të vet i bën konkurrencë ajo e makinave, në anën tjetër. Në qendër të krejt këtyre është një objekt madhështor, monument kulture, shkruan sot “Koha Ditore”.

Është ndërtesa e Kuvendit të Parë të Komunës së Prizrenit, që njihet si “Beledije”, fjalës në gjuhën turke për këtë institucion. Tash nuk është më në shërbim të administratës lokale, në tërësi, por i shërben një institucioni komunal.

Është në shërbim të turizmit. Në të njëjtën kohë shërben si qendër burimore dhe trajnuese për trashëgiminë kulturore. Aty zë vend Qendra e parë Regjionale për Trashëgimi Kulturore në Ballkan.

Ndërtesa e parë e Kuvendit

Historia e ndërtesës së “Beledijes” – Kuvendit na tregon se objekti në lagjen “Tabakhane” është ndërtuar në shekullin XIX. Dhe, se ka shërbyer si komunë për autoritetet osmane në Prizren.

Kështu thuhet në historikun e këtij monumenti që e ruan dhe e promovon Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Prizrenit. E ka të publikuar këtë pjesë edhe në Databazën Elektronike të objekteve që Kosova i trashëgoi si pjesë e vlerave materiale, përgjatë periudhave të ndryshme kohore…

Më Shumë

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren, në gjatësi prej...

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

Lajmet e Fundit