14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Beqa merr mbi 3 mijë euro mbështetje financiare nga MKRS

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij, sportisten Gentiana Beqa. Në këtë takim, mes MKRS-së dhe sportistes Gentiana Beqa është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Siç njofton komunikata nga kjo ministri, qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare e sportistes Gentiana Beqa për periudhën buxhetore Janar-Dhjetor 2018, në realizimin e objektivave dhe synimeve të saj, rrjedhimisht duke zbatuar politikat programore të Ministrisë në fushën sportit.

“Në bazë të këtij memorandumi, sportistja Beqa mbështetet financiarisht me 3 mijë e 600 euro”, thuhet në komunikatë.

Gashi tha se “ky memorandum u nënshkrua në vazhdën e memorandumeve për mbështetjen financiare të sportistëve të cilët kanë nevojë për mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe akteve tjera nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit “.

“Sportistja Beqa u shpreh e kënaqur me nënshkrimin e këtij memorandumi dhe falënderoi ministrin Kujtim Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që po iu jep sportistëve”, thuhet në fund të njoftimit.

Më Shumë

Totaj: Mirëmbajtja e gjelbërimit prioritet në zonën historike të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se mirëmbajtja e gjelbërimit, veçanërisht në zonën historike të qytetit, mbetet një nga prioritetet kryesore...

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Lajmet e Fundit