8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Beqiri tregon detaje të takimit të Kryeministrit me Ramush Haradinajn

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka shtrënguar duart sot me Kryeministrit e Kosovës, Isa Mustafa. Takimi i Hardinajt me Mustafën ka ndodhur vetëm një ditë pas protestës së opozitës.

Por, çka u fol në këtë takim?

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri, i cili ka marrë pjesë në këtë takim, thotë se s’u fol për protestë por vetëm pinë nga një kafe me liderin e opozitës.

“Ky takim ishte normal”, thotë Beqiri, për Gazetën Express.

Takimi Mustafa-Haradinaj ka ndodhur pas akademisë përkujtimore për nder të heroit Sali Çekaj.

“Pas përfundimit të kësaj akademie ishte një kafe rasti në të ciliën mori pjesë edhe z. Haradinaj. Asgjë tjetër përpos një kafe dhe është normale një takim i tillë. Ne jemi rival politikë por nuk jemi armiq”, ka shtuar Beqiri.

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, vitin e kaluar, për gjashtë muaj sa kishte zgjatur bllokada politike, kishte pasur takime ditore me Liderin e LDK’së, Isa Mustafa.

Por, raportet ishin prishur kur u prish marrëveshja e Bllokut dhe AAK mbeti për herë të tretë në opozitë.

Tash, Haradinaj është bërë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe po protestojnë kundër Qeverisë. Protesta e fundit ishte të shtunën.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri thotë se në takimin e sotëm Mustafa – Haradinaj s’u fol për protestën.

“Nuk kemi folur për protestë. Secili i ka punët e veta. Ne edhe me herët kemi thënë se është e drejtë demokratike me protestu. Protesta është e ligjshme derisa nuk rrezikohet vendi. Nuk dua ta kualifikoj protestën e djeshme dhe as pjesëmarrjen. Me rëndësi që protesta ishte e qetë”, ka deklaruar Beqiri. /Gazeta Express/

Më Shumë

Prokuroritë nga Prizreni e Kukësi dakordohen për forcim bashkëpunimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj. Takimi...

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Lajmet e Fundit