18.6 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Anulohet greva e mësimdhënësve

(E plotësuar) Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka vendosur që nesër (e hënë) mësimdhënësit të mos hyjnë në grevë. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se kanë vendosur që t’i japin kohë qeverisë deri më 24 prill për të parë nëse do të zbatohet vendimi për pagesën e përvojës prej 0.5 për qind për çdo vit për punëtorët e arsimit.

“Ne do të presim deri më 24 prill për të parë nëse Qeveria do ta zbatojë vendimin e saj. Nëse nuk zbatohet ne jemi të detyruar që të shpallim grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj.

Mani: Deri në këto momente të gjithë pro grevës

Greva e paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës për javën e ardhshme pritet të mbahet nesër.

Nënkryetari i sindikatës së SBASHK-ut, Lutfi Mani ka thënë për Indeksonline se të gjitha rrugët qojnë në mbajtjen e grevës për ditën e nesërme.

“Të gjitha rrugët qojnë që nesër të fillojë greva. Deri në këto momente mendimi i gjithë kryetarëve të Sindikatës së Arsimit është që greva të filloj gjatë ditës së nesërme sipas planit të paraparë”, ka thënë Mani.

Ai u shpreh se Universitetet nuk janë të përfshira në grevën e SBASHK-ut.

“Arsimi i lartë për momentin nuk përfshihet në plan-programin e grevës sepse ata kanë qenë në bisedim me rektoratin për ta implementuar kontrata kolektive. Me kërkesë së tyre SBASHK-u ka pasur mirëkuptim për ta shtyrë për një javë përfshirjen e tyre në grevën e SBASHK-ut”, ka thënë Mani për Indeksonline.

E gjithë arsyeja e grevës sipas Manit vije ngase në vendimin e ministrit së arsimit nuk ipet data e as dita se kur do të fillojë implementimi i shujtës dhe 0.5 për qindëshit.

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Lajmet e Fundit