6 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Berisha: Anadrinia do të jetë përfituesi më i madh i projektit të NISMËS

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha, i shoqëruar edhe nga kandidatët Albulena Balaj – Halimaj dhe Emanuela Koni, janë takuar me qytetarët e Anadrinisë në fshatin Piranë, me ç’rast para të pranishmëve shpalosën projektin e NISMA-s për Kosovën, për zgjedhjet e 11 Qershorit.

Zafir Berisha tha se programi ekonomik i NISMA-s për Kosovën, është i rëndësishëm dhe prioritet i rëndësisë së veçantë, sidomos kur kemi parasysh Anadrininë, e cila është e përkushtuar në bujqësi.

“Fokusi ynë që brenda mandatit 4 vjeçar të investojmë rreth 400 milion euro në sektorin e bujqësisë, dhe padyshim se ky rajon do të jetë përfituesi më i madh i projektit tonë”, tha ai.

“Parlamentit të ardhshëm i duhen njerëz të guximshëm e të vendosur për shkak të sfidave të mëdha që e presin vendin, prandaj mbështetja e deputetëve të NISMA-s, është shumë e rëndësishme jo vetëm për NISMA-n si parti politike, por edhe për vendin tonë”, tha Berisha.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kandidatja për deputete Albulena Balaj – Halimaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

Prizreni pa zonë ekonomike

Me vite vazhdon të kërkohet me këmbëngulje funksionalizimi i zonës ekonomike në komunën e Prizrenit. Komiteti i biznesit në Prizren thotë se ka kërkesa...

Lajmet e Fundit