4.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Berisha: “EC Ma Ndryshe” po prodhon vetëm lajme

Ymer-Berisha zedhenes i KKse ne prizren2Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha vlerëson se planifikimet e projekteve nga pushteti lokal janë profesionale. Ai ka mohuar të gjitha akuzat që Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” , ka bërë në drejtim të Komunës së Prizrenit për dështimin e shumë projekteve.

“Vlerësimet e EC-it janë më shumë për të justifikuar veprimtarinë e vet, për të treguar se herë pas here është në gjendje të krijojnë ndonjë lajm më shumë për ta renditur në agjendën e aktiviteteve sesa që ka ndonjë kuptim përmbajtjesor”, ka thënë Berisha për “ Koha Ditore”

Monitoruesit e punës së qeverisë lokale të Prizrenit nga radhët e organizatës jo-qeveritare “EC Ma Ndryshe” kanë evidencuar një numër projektesh kapitale që janë iniciuar nga ekzekutivi lokal, në të cilat punimet nuk janë kryer ose objektet s’janë tërësisht funksionale.

Këto raste, sipas monitorueses Elmedina Baxhaku, çojnë nga konstatimi se projektet kapitale me planifikim të dobët e dëmtojnë buxhetin komunal.

Sipas saj, projektet “e dështuara” janë: ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhur, ndërtimi i Qendrës Kulturore-Sportive në Mushnikovë, ndërtimi i Sallës së Sporteve në Medvec, ndërtimet e rrugëve në Kushnin të Hasit, ndërtimi i shkollës në fshatin Bregdri, ndërtimi i Zyrës së Vendit në lagjen “Tusuz”, punimet në stadiumin e qytetit, si dhe asfaltimi i rrugës Piranë-Reti.

Më Shumë

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin së paku një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me...

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit