Dragash: Arrestohen hajnat recidivistë

arrestimi 2Tre hajna recidivistë janë arrestuar nga policia në Dragash. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se arrestimi i tyre është bërë pas një vëzhgimi që policia ia ka bërë një veture të dyshuar.

“Rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit është ndaluar një automjet nga një patrullë policore e sektorit 2 nga Dragashi e cila kishte marrë për detyrë të përcillte lëvizjet e kësaj veture për të cilën ekzistonte dyshimi i bazuar se e njëjta përdorej për kryerje te vjedhje në qytetin e Dragashit dhe rrethinë”, tha Berisha.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur pajisje që përdoren për kryerjen e vjedhjeve si: dorëza; darë; leva dhe mall si : duhan; para te metalit etj.”

“Të tre të dyshuarit që ndodheshin në automjet janë intervistuar dhe në fund është kuptuar se të njëjtit, në bashkëveprim, nga data 28 gusht e deri me 06 tetor, kanë kryer edhe tetë vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme të Komunës së Dragashit. Në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit O. Muhameti dhe B. Xhemali, ndalën në masën e arrestit policor, ndërsa i treti, i mitur, është lënë i lirë dhe do të ndiqet penalisht sipas procedurës së rregullt. Provat materiale dhe shkresat e lëndës i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit