3.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Berisha: Me pallavrat e Thaçit e Hazirit nuk bëhet reformë

Iniciativwn e presidentit Hashim Thaçi për ta vazhduar reformën zgjedhore, të dështuar në mandatin e kaluar qeverisës nga PDK-ja, deputeti i Nismws Zafir Berisha e quan joserioz.

“Faktikisht, me këtë veprim Hashimi po provon me qenë në qendër të vëmendjes se gjoja është një lloj faktori, përndryshe sa i takon reformës zgjedhore, në të cilën ai po thirret, kjo nuk është çështja serioze që i intereson atij, sepse pikërisht kjo reformë, në të cilën ai po thirret, është një tallje e madhe me opinionin”, theksoi deputeti i Nismës Zafir Berisha, shkruan gazeta Kosova Sot.

Sipas Berishës, qytetarët e Kosovës kanë shumë halle më të mëdha, ngase Kosova është më e paqëndrueshme se kurrë, edhe politikisht edhe ekonomikisht, që nga paslufta. Ai potencoi se edhe aktualizimi i dekriminalizimit të listave zgjedhore, është tallje e madhe e presidentit, ngase pikërisht vetë presidenti Thaçi, sa ka qenë kryetar i PDK-së, e ka propozuar dhe zgjedhur për kryetar komune njeriun e dënuar nga Gjykata, e ai është akoma kryetar komune në Prizren Ramadan Muja.

“Një njeri, i cili e ka deformuar, tash po thirret se është i interesuar për të bërë reformë, reforma në fund të fundit nuk bëhet me pallavrat e Hashim Thaçit e të Lutfi Hazirit, sepse pak rëndësi ka pragu zgjedhor a është -5-7 apo 10 për qind, por reformë zgjedhore do të thotë që sistemi zgjedhor të ofrohet te qytetari, që i zgjedhuri të jetë zë i vërtetë i qytetarit, që deputeti të jetë përfaqësues i vërtetë i qytetarit dhe jo si deri tash, kur vetëm në zgjedhje dalin e i marrin votat, kurse 90 për qind jetojnë në Prishtinë.

“Faza e parë e reformimit për mendimin tim është që Kosova duhet t’i ketë 7 zona zgjedhore dhe përfaqësuesit në Kuvend të zgjidhen sipas përkatësisë zonale, me sistem gjysmëproporcional, përndryshe të gjitha këto që Hashim Thaçi me njerëzit që po i mbledh rreth vetes vetëm po tallet me opinionin”, tha Berisha për “Kosova Sot”. Ai ka pohuar se edhe kalkulimet e Thaçit për mënyrën e zgjedhjes së presidentit janë kalkulime personale, sado që do të ishte në interes të demokracisë, që zgjedhja vërtet të bëhet nga populli.

Më Shumë

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Lajmet e Fundit