Gurët e mullirit në Kushnin të Hasit, vazhdojnë të sillen edhe në shekullin XXI

Mulliri vazhdon t’i qëndrojë kohës në fshatin Kushnin të Hasit.

Adem Morina ky mulli edhe tani vazhdon të jetë funksional dhe është në shërbim jo vetëm për nevojat e familjeve të fshatit Kushnin, por edhe të fshatrave përreth.

“Mbi dhjetë fshatra të Hasit e shfrytëzojnë për bluarjen e misrit mullirin në fshatin Kushnin të Hasit”, pohon Morina për “Kosova Sot”.

Morina shprehet se fshati ka një traditë të gjatë të shkollimit.

Ai përmend familjen e Ramë Fetahut, në shtëpinë e të cilit edhe kishte filluar punën shkolla e parë shqipe në këtë fshat, 60 vjet më parë. Sipas tij, Kushnini është fshati që ndan dy pjesët shqiptare, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë me Pashtrikun që i rri mbi kokë.

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit