11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Berisha për veten: S’është lajm kur Zafa shihet me armë, por me ndonjë violinë ose flaut

Ditë më parë, Zafir Berisha u shfaq me një armë në brez, në një fotografi që u publikua në rrjete sociale. Duke folur sonte në emisionin “dPt te Fidani”, Berisha ka thënë se nuk është e çuditshme që “Zafa” të shihet me armë, por me ndonjë violinë ose flaut.

“Tash me thënë të drejtën me pa Zafën me armë dhe me bë lajm, është pak çudi. Me bo me m’pa me flautë ose me violinë ndoshta duhet m’u kon lajm. Sido që të jetë, ka njerëz që emrin tim si emër, atraktiv për rrjete sociale, e përdorin. Unë nuk e shoh shumë tragjike këtë”, ka thënë ai para gazetarit Fidan Jupolli.

Ai, me ironi tha se kohëve të fundit është demokratizuar, por tha se ende mban tri armë, sipas tij, të legalizuara.

“Ti e di që kohëve të fundit unë jam demokratizu. Unë e vizitoj natyrën, por megjithatë unë kam leje për tri armë. Në mesin e tyre e kam lejen për armën ikonike për mu, të legalizume, d.m.th snajperkën, një armë që s’kam mundur ta mbajë fshehur. Është arma që e kam përdorur në luftë”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress/

Më Shumë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren – Tetovë

Marrëveshja për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, ka nxitur debat të ashpër mes deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe...

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Lajmet e Fundit