14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Rrufeja godet një person në Rahovec

Një person në fshatin Fortesë të Rahovecit, sot është goditur nga rrufeja.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shemsi Elezaj.

Elezaj ka thënë se fillimisht personi është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec, por për shkak të gjendjes së rëndë ai është transportuar drejt QKUK-së në Prishtinë.

“Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Gazeta Express merr vesh se personi është goditur nga rrufeja përderisa ka qenë duke u marrë me punë bujqësore në pronat e tij. /GazetaExpress

Më Shumë

Në Prizren përkujtohet dëshmori Halil Gashi

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe për të përkujtuar dëshmorin Halil Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij...

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Lajmet e Fundit