Besnik Mustafaj nderohet me çmimin prestigjioz “Flaiano Literary” në Itali

Shkrimtari shqiptar Besnik Mustafaj ishte mysafir nderi në edicionin e 46-të të ndarjes së çmimit “Flaiano Literary”, mbi krijimet në italisht, një event ndërkombëtar që vlerëson shkrimtarët.

Një pjesë e rëndësishme e ngjarjes ceremoniale, mbajtur në Pescara, ishte e dedikuar për promovimin e romanit të tij Piccola saga carceraria. Një vit pas botimit të tij, romani vazhdon të ketë një jehonë të rëndësishme në media, si dhe është mirëpritur ngrohtësisht nga kritikët italianë.

Libri trajton temat e historisë së re të Shqipërisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare. Besnik Mustafaj bisedoi aty edhe me gazetarin e RAI-t, Lucio Valentini. Presidentja e çmimit “Flaiano”, Carla Tiboni, i dha shkrimtarit shqiptar çmimin “Flaiano Literary” me motivacionin “Për aktivitetet ndaj promovimit kulturor në integrimin Adriatik-Jon-Mesdhetar”.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit