11.8 C
Prizren
E martë, 28 Maj, 2024

Beteja parë e UÇK-së në Prizren

Zafir Berisha

Gjatë nje? aksioni qe? kishim ndërmarrë? jashtë zonës se? lire? të UÇK-së, së bashku me Lumni Berishën-Hanci dhe Besmir Shalën, në orët e hershme të mëngjesit të datës 07 korrik 1998, duke u kthyer në bazë, biem ne? prite? te? forcave serbe që udhëhiqeshin nga komandanti i policisë serbe në Prizren, Shekiq!

Fillimi i betejës

Në kohën sa zhvilloheshin luftimet, deri sa unë isha me pakë ushtar në vijën e parë të frontit, në krahun e djathtë të vijës së frontit (nga Përpaniku) kishte arritur në ndihmë Agim Shala me luftëtarë nga Jeshkova, derisa në prapavijën time kishte ardhur Heroi Xhevat Berisha me Bislim Zyrapin dhe shokë nga shtabi.

Pas disa ore? luftimesh me forcat serbe që u zhvilluan te vendi i quajtur “Laku Billushës”, forcat okupatorit serbë me humbje te? mëdha dhe te? turpëruar u detyruan te? zmbrapsen nga kishin ardhur.

Luftimet e 7 korrikut që ishte edhe beteja parë e UÇK-së kundër forcave serbe në Prizren, mobilizuan shume? djem e vajza ne? radhët e UC?K-se?, te? cile?t do të marrim pjesë në shume? beteja tjera, ku do t’i përballojnë me sukses luftimeve qe? u zhvilluan ne? Rajonin e Vërrinit si në Tusuz, Lez, Jeshkovë, Hoqe? e Qytetit, Billushe?, Arbëri, Poslishtë, Malësi e Vërrinit, Kushëndill, aksione luftarake që nuk u ndalën kundër okupatorit serbë në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999.

Forcat serbe edhe pas 7 korrikut, organizuan njësitet elite te? tyre qe? me c?do kusht te? me? likuidonin, duke ngritur kurthe dhe prita te? ndryshme, te? cilat u treguan te? pasuksesshme.
Lufta pe?r lirin e Kosove?s vazhdoi me shumë beteja në Prizren e kudo në Kosovë deri ne? c?lirimin e plote? te? vendit me 12 qershor 1999, ku përfundimisht ju dha fund sundimit shekullor serbo-sllavê në tokat tona.

Me respekt i kujtoj gjithë ata luftëtar trima, disa prej të cilëve sot janë heronj të Kosovës!

P.Sh; Në përfundim e sipër të luftimeve me 07.07.1998, dua me respekt ta kujtoj ardhjen e tre gazetarëve Qazim Thaqi, Agron Shporta dhe Asllan Bekteshi si dhe aktivisti tashmë i ndjerë nga KMDLNj Masar Shala me bashkëpunëtorë, të cilët i dhanë jehonën e merituar këtij triumfi të UÇK-së kundër forcave të okupatorit serbë dhe argatëve të tyre.

 

Më Shumë

Hapja e paligjshme e kanalit në “Shatërvan” të Prizrenit: Bie  këmbësorja

Një këmbësore ka  rënë  në  kanal në “Shatërvan” të Prizrenit. Drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve  në Prizren, Islam Ukaj tha se kanali është hapur paautorizim...

138 vite pa Viktor Hygon, shkrimtari francez që pasurinë e tij e la amanet për të varfërit

138 vite më parë, më 22 maj 1885 ndali trokun e vet të drobitur nga vitet dhe dhimbjet, zemra 83-vjeçare, e Viktor Hygoit, babait...

Lajmet e Fundit