3.8 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Betohet

Sot, është mbajtur mbledhja konstituive e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku 31 anëtarët kuvendit e kanë dhënë betimin solemn, si dhe e kanë nënshkruar deklaratën e betimit. Po ashtu sot, edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka dhënë betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka gjithsejtë 31 anëtarë, ndërsa kjo legjislaturë përbëhet nga pesë subjekte politike. NISMA me 11 anëtarë, PDK me 9 anëtarë, LDK me 6 anëtarë, VV me 4 anëtarë dhe AAK me 1 anëtar. Mbledhja e parë është drejtuar nga Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër e kuvendit.

Në fjalën e tij, kryetari i rizgjedhur i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u zotua se do të punoj për qytetarin dhe do ti zbatoj në përpikëri ligjet dhe vendimet që dalin nga Kuvendi i Komunës, duke i ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit, që të bashkëpunojnë për ti realizuar interesat e qytetarëve të Komunës së Malishevës. Begaj, u zotua se do të angazhohet maksimalisht, për mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Malishevës, ku prioritet të jetë bujqësia, shëndetësia, infrastruktura shkollore, rrugore, rrjetet e kanalizimit dhe ujësjellësve, pastaj rinia, kultura dhe sporti, gjithashtu do të jenë në qendër të vëmendjes përmes përkrahjes konkrete.

Më Shumë

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Pritet të ketë vranësira interval...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit