0.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Biden paralajmëron Putinin: As mos e mendo një lëvizje në territorin e NATO-s

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar Vladimir Putinin që të mos lëvizë as edhe një “pëllëmbë” në drejtim të territorit të NATO-s.

Ai tha gjithashtu se “veprimet e shpejta dhe ndëshkuese” janë të vetmet gjëra që do ta bëjnë Moskën të ndryshojë kursin, përcjell Telegrafi.

“Të gjitha demokracitë e botës kanë përgjegjësinë për të ndihmuar Ukrainën”, ka shtuar ai, duke vlerësuar se lufta “ka qenë tashmë një dështim strategjik për Rusinë”.

Biden vlerësoi se duke llogaritur gabim përgjigjen e Ukrainës, Vladimir Putin “nuk ishte shumë student i mirë i historisë”.

Sipas tij, pushtimi i Ukrainës nuk ishte “veprim i një kombi të madh”.

Ka një “ikje të trurit që po largohet nga Rusia”, tha ai, dhe “media shtetërore është e gjitha propagandë”.

Biden theksoi gjithashtu se ai refuzoi të besonte se njerëzit e zakonshëm rusë e mbështesnin luftën, duke thënë se ajo “nuk ishte e denjë” për ta.

Lufta po e kthen Rusinë në shekullin e 19-të, shtoi ai, dhe Evropa duhet të “i japë fund varësisë së saj nga karburantet fosile ruse”.

Sidoqoftë, Biden paralajmëron për një “luftë të gjatë përpara”.

Duke folur në Varshavë, presidenti Biden kujtoi betejën midis komunizmit dhe Perëndimit gjatë Luftës së Ftohtë.

Ishte një “betejë për liri”, tha ai, midis “lirisë dhe shtypjes”. /Telegrafi/

Më Shumë

41 aksidente e mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

41 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 25...

Rahoveci pret Pejën

Java e 11-të e kampionatit të basketbollit mbyllet sonte me përballjen mes Rahoveci 029 dhe GO+ Peja, raporton PrizrenPress. “Vreshtarët” deri më tani kanë regjistruar...

Lajmet e Fundit