2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rahoveci mposhti sërish Pejën

Rahoveci po vazhdon me formë shumë të mirë, ku brenda pak ditësh, ka mundur sërish Pejën me rezultat 63:61 (16:14, 16:14, 13:16, 18:17), në xhiron e 24-t në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe dhe u shënuan shumë pak pikë, madje pejanët shënuan vetëm pas katër minutash, ndërsa kjo pjesë përfundoi 16:14. Edhe periudha e dytë ishte e ngjashme me atë të parin, madje, edhe rezultati ishte identik, ndërsa pjesa e parë përfundoi 32:28.

Pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, më mirë e nisën mysafirët, që barazuan shifrat në 32:32, e kaluan në epërsi 34:36, dhe zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 45:44. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante, ku vendasit arritën të ruajnë epërsinë dhe triumfuan me shifrat 63:61, ndërsa pejanët gabuan në aksionin e fundit.

Te Rahoveci u dalluan Makol Mawien me 14 pikë e 11 kërcime, Ivan Koljeviq me 14 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime dhe Fisnik Rugova me 15 pikë e 11 kërcime, ndërsa te Peja u dalluan Darius Washington me 17 pikë e gjashtë kërcime, Arian Qallakaj me 12 pikë e 12 kërcime dhe Calvin Godfrey me 12 pikë e 13 kërcime.

Rahoveci ka 11 fitore e 13 humbje, kurse Peja ka 15 fitore e nëntë humbje.

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit