22.9 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Bie numri i vizitorëve në Prevallë

Prevalla 2Vendimi i MMPH-së për rikthimin e fshatit turistik të Prevallës sipas planit rregullues urban, ka bërë që në këtë vend vizitorët të jenë të pakët. Megjithatë, afrimi i stinës së dimrit, ka rritur shpresat për frekuentim në Prevallë.

Në Fshatin turistik të Prevallës, ka ditë që ka pllakosur heshtja. E gjithë kjo po ndodh pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, që ndërtimet në këtë fshat turistik, të kthehen sipas planit urbanistik.

Në këtë ditë vikendi, dikur Prevalla e zhurmshme, është e zbrazur nga turistët dhe banorët e vilave. Të vetmit që, po mundohen të punojnë diçka, janë dy banorë nga fshati Gornoslellë, të cilët kanë nga një kioskë të vogël provizore dhe po i bëjnë gati ato për fillimin e sezonit turistik të dimrit. Muharrem Beqiri, thotë se qeveria më parë duhej t’i jepte përparësi ndërtimit të infrastrukturës së turizmit dimërorë e më pas të ndërtohej fshati.

Më 23 tetor të këtij viti, Ministria e Mjedisit, kishte shpërndarë në 120 vilat e ndërtuara në Prevallë, lajmërimet, që ato të rishikojnë lejet e ndërtimit, dhe vilat ti kthejnë sipas planit, pasi ndryshe ata do të rrënohen.

Ndërkaq, më datën 20 nëntor, Inspektorati i Ministrisë, i ka shpërndarë në Prevallë 23 vendime në secilin objekt veç e veç, duke përfshirë edhe dy restorante që, nuk kanë leje, duke urdhëruar kështu rrënimin e tyre nga vet pronarët. Sipas vendimeve të ministrisë nëse brenda një afati kohor prej 15 ditësh pronarët nuk i largojnë objektet e tyre pa leje, këtë do ta bëjë ministria dhe shpenzimet do t”i bartin vet ata,shkruan RTK.

Nëpërmjet telefonit, zyrtari për informim i Ministrisë, Kreshnik Berisha, thotë se ky dikaster, po vepron brenda planit rregullues urban të Prevallës.

Pos gjithë kësaj, Bajram Bajrami shpreson se me fillimin e reshjeve të borës, Prevalla do të ketë turistët e saj. Në fundin e muajit tetor, ministria e mjedisit rrënoi të gjitha objektet e kampit verorë të Prevallës, ndërsa tani kjo pjesë është pastruar dhe po shkon drejt rehabilitimit natyrorë.

Më Shumë

Marrëveshje mirëkuptimi për investime në Lagjen e Komuniteteve në Rahovec

Sot u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit për projektin “Ndërtimi i parkingjeve të reja me ndriçim publik, hapësira të gjelbëruara dhe ndërtimi i rrugës në...

Iu ofroi 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet maqedonasi në Vërmicë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të shtunën në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi ryshfet zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të policisë, i...

Lajmet e Fundit