Bije nga shtylla elektrike, lëndohet rëndë një person në Malishevë

Një person është lënduar rend gjatë ditës së djeshme duke punuar në një shtyllë elektrike.

Siç njofton Policia e Kosovës, një person është lënduar, në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë. I njëjti ishte duke punuar në një shtyllë elektrike dhe është rrezuar aksidentalisht.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, aksidentalisht është rrezuar me ç’rast ka pësuar lëndime trupore ”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Tutje, policia bënë të ditur se viktima ishte lënduar rëndë, dhe është dërguar për tretman mjekësor, por është jashtë rrezikut për jetë.

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Lajmet e Fundit