10.9 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

BIK, a je ti?

DitarShkruan: Ditar Kabashi
Nëse ndokujt i ka interesuar se çka është DEMAGOGJIA, sot, kishte rastin ta mësojë nga stili i ligjëratës së xhumasë të përcaktuar detyrimisht nga Bashkësia Islame e Kosovës për të gjitha xhamitë e vendit. Tema “Rrini e mos u largoni nga Kosova” që i drejtohej si me gisht njëanshëm atyre që braktisin atdheun për një kafshatë goje (thuajse ata e bëjnë këtë nga qejfi) , më shumë i ngjante diskursit të Qeverisë që tallet ashiqare me popullin se sa një institucioni serioz fetar.

Qe besa ma kujtuan edhe kohën e xhaxhit Enver, kur Shqipëria proklamohej se i kishte të gjitha të mirat dhe kur në RTSH transmetoheshin pamjet e varfërisë në Afrikë duke thënë se ajo ishte Amerika.

E vërteta shpjegohet objektivisht; s’mund të flasësh për një dukuri pa i shtjelluar arsyet e daljes në pah të saj. T’i fusësh ‘në gjynah’ ata që po shpërngulen me citate nga teksti i shenjtë për kontributin ndaj vendlindjes e dashurinë për të, e në anën tjetër të mos i ‘ndëshkosh’ ata që e sollën gjendjen sociale në këtë pikë, nuk është ndershmëri.

Teksti aq i thatë, aq kundërthënës me realitetin dhe, mjerisht, vështirë i lexueshëm për imamin që shqipen e ka të gjymtë, u paraqit hiç më pak se si një ofendim i inteligjencës për dëgjuesin e vëmendshëm.

Së paku uroj që të mos jetë shkruar nën presionin/direktivën e pushtetarëve. Sinqerisht, do të ishte tragjike. Njëjtë, sikurse do të jetë katastrofale nëse pagat e punonjësve në BIK do të fillojë t’ua paguajë Qeveria. Atëherë do të shohim mesazhe e fetva të tilla sa të duash. Ruana Zot!

Fundja, këta punonjës s’kanë edhe faj; lëre se edhe tash marrin paga gati përherë rregullisht, po edhe janë mbase të vetmit që nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat. Rrjedhimisht, s’kontribuojnë për shërbime publike sikur krejt të punësuarit e tjerë (publikë apo privatë) në Republikën tonë. E mandej, “Duajeni atdheun, mos ikni se është prej imanit…”.
Ani.
Prizren,
26 dhjetor 2014

Më Shumë

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident në Prizren, i lënduar rëndë dërgohet për tretman në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Prizren, ku një person në gjendje të dehur me veturë ka goditur një veturë...

Lajmet e Fundit