15 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

BIK: Presim vendimet e drejtësisë

BashksiaIslame-logoKryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar gjendjen e krijuar pas arrestimeve të djeshme. Sipas saj, imamët mbesin të pafajshëm deri në vendimin e drejtësisë.

Deklarata e BIK-ut:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin për shoqërimin dhe më pastaj edhe ndalimin e djeshëm të disa imamëve tanë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, beson në pafajësinë e tyre përderisa organet e drejtësisë nuk e dëshmojnë të kundërtën.

Bashkësia Islame e Kosovës punën dhe aktivitetin e vetë e bazon në parimet hyjnore islame, andaj ne besojmë se edhe ligjërimet e imamëve në xhamitë tona janë zhvilluar në këtë frymë.

Institucioni i Xhamisë te ne historikisht ka luajtur rol pozitiv në edukimin dhe fisnikërimin e popullatës sonë, po ashtu xhamitë kanë pasuar rol determinues edhe në zhvillimet e rëndësishme të popullit dhe vendit tonë.

E ripërsërisim nuk prejudikojmë fajësinë, po në të njëjtët kohë jemi kundër fushatës që demonizon institucionin e imamit dhe xhamive pa fol drejtësia, andaj edhe njëherë apelojmë që të presim të japim verdiktin organeve të drejtësisë.

Ftojmë dhe apelojmë tek të gjithë qytetarët, e posaçërisht besimtarët tanë, që me qetësi e maturi të presin vendimin e organeve të drejtësisë, larg çdo politizimi e polarizimi, tendence e keqkuptimi.

Kontributi më i mirë për vendin, shtetin dhe fenë tonë, në këtë situatë të krijuar, është qetësia dhe besimi në institucionet e vendit.

Bashkësia Islame e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të mbrojë dhe të prezantojë të drejtat dhe vlerat e besimtarëve islam në përputhje me mësimet Kuranore, traditën e Pejgamberit, dhe me rendin kushtetues të vendit tonë.

Bashkësia Islame e Kosovës, është e përkushtuar në kultivimin dhe interpretimin e mësimeve islame për paqe, respekt, tolerancë e mirëkuptim, larg urrejtjes, ekstremizmit dhe dhunës.

Populli ynë është shquar për urtësi, mirëkuptim, maturi e pjekuri, respekt dhe përkrahje për tjetrin, virtyte e vlera këto që duhet të reflektojnë dhe të na shoqërojnë edhe në këto momente.

Zoti e do paqen dhe njerëzit që e kultivojnë dhe angazhohen për të!

Më Shumë

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Policia po heton zhdukjen e një personi në Rahovec

Një burrë është raportuar i zhdukur që dy ditë në qytetin e Rahovecit. Sipas raportit 24-orësh, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer...

Lajmet e Fundit