15.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Rrëmbimi i Policisë

Pakkush besonte që në qeverinë Kurti shkarkimit do t’i shpëtonte ishdrejtori Rashit Qalaj. I njohur për afërsi me kundërshtaren e fortë të Vetëvendosjes, Partinë Demokratike të Kosovës, Qalaj kishte qenë objekt i konferencave për media të Lëvizjes Vetëvendosje. Fotografitë e Qalajt me figura të rëndësishme me PDK-në ishin bërë publike nga kjo parti.

Qalaj, i cili nuk e mohoi asnjëherë afërsinë me individë të partisë që për 13 vjet ishte në pushtet, për 5 vjet ishte drejtor i Drejtorisë për Operacione në Policinë e Kosovës. Aksionet e këtij institucioni për arrestimet e aktivistëve të VV-së, në protesta të ndryshme, udhëhiqeshin nga Qalaj.

Me ardhjen e Kurtit në pozitën e kryeministrit pati shkarkime, por ato vendime nuk prekën kreun e Policisë së Kosovës, raporton KOHA.

Diskursi i ashpër i VV-së me Qalajn ishte zbutur. E vlerësuan punën e institucionit që ai po e udhëhiqte gjatë pandemisë. Në qeverinë Hoti, ministër i Punëve të Brendshme u bë sërish Agim Veliu i LDK-së. Me propozim të Veliut, në emër të “performancës së dobët”, Qalaj u shkarkua nga kjo pozitë.

Një gjë e tillë ndodhi saktësisht 7 ditë pasi Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë arrestoi nënkryetarin e partisë nga e cila vjen Hoti, kryetarin e Istogut, Haki Rugova.

Shkarkimi i Qalajt, u tha nga burime të ndryshme se, po i paraprin një ndryshimi të madh në Policinë e Kosovës, që do të vazhdonte edhe javët në vazhdimësi. Pa u bërë 72 orë një gjë e tillë u konfirmua nga një tjetër vendim i Qeverisë së Kosovës, përmes të cilit është shuar Task-Forca Kundër Korrupsionit, e cila ishte themeluar për hetimin e rasteve të komplikuara dhe atyre të profilit të lartë.

Shkarkimi që u parapriu ndryshimeve në Policinë e Kosovës

Një ditë para se Qalaj të shkarkohej, kishte takuar së fundmi ministrin Veliu. Siç kanë thënë burimet, e kishte njoftuar së të nesërmen do të udhëtonte jashtë vendit. Këtë kërkesë e kishte miratuar Veliu.

Të nesërmen ai kërkoi nga kryeministri Hoti që ta nënshkruante largimin e Qalajt. Ish-drejtori ka qenë i informuar pak minuta pasi është nënshkruar vendimi për largimin e tij.

“Jam jashtë vendit. Nuk i di detajet. Sapo u njoftova edhe unë që jam shkarkuar”, ka thënë Qalaj ditën e shkarkimit. Shkarkimi atë ditë nuk ishte arsyetuar përveçse “Qalaj kishte performancë të dobët”.

Pesë ditë më vonë kryeministri Hoti foli për atë se çka në fakt paraqet për qeverinë e tij performanca e dobët e Qalajt. Ai ka thënë se ish-drejtori nuk kishte arritur objektivat e përcaktuara nga ministri.

“Në bazë të raportit të performancës të dorëzuar nga ministri i MPB-së e kam liruar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Drejtori i Policisë ka treguar performancë jo të kënaqshme në udhëheqje, kontroll dhe mbikëqyrje të policisë, gjithashtu në menaxhimin dhe shpërndarjen e buxhetit të Policisë duke dështuar në arritjen dhe përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga ministri”, ka thënë Hoti. Sistemi i drejtësisë në Kosovë është i organizuar në atë mënyrë që hetimet udhëhiqen nga prokurori.

Më Shumë

Mot me diell dhe vranësira për sot

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe. Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik...

Nisin bisedimet për transferimin e Neymarit në ‘Old Trafford’

Manchester Unitedi i ka nisur bisedimet me Neymarin për mundësinë e transferimit të tij në “Old Trafford”. Klubi aktual i brazilianit, Paris Saint-Germain, po shikon...

Lajmet e Fundit