10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Bilanci i Covid 19 në Kosovë: Mbi 13 mijë persona janë shëruar, ndërsa 1, 457 raste janë aktive

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.

Ndryshe, mikrobiologu Lul Raka një ditë më parë ka thënë se fillimi i vitit të ri shkollor, hapja e kafiterive dhe gripi sezonal mund të jenë kërcënues për përhapje të coronavirusit.

Raka tutje ka thënë se ulja e rasteve me COVID-19, nuk guxon të përdoret nga qytetarët si lirim

Mes tjerash ai ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Ai ka thënë se duhet të furnizohen me teste shtesë, me oksigjen si dhe me staf shëndetësor.

Ai ka bërë me dije që nga fillimi i muajit të ardhshëm do të ketë staf të ri shëndetësor që do të kyçen në luftën me pandeminë.

Më Shumë

Përballje të jashtëzakonshme në javën e 27-të të Superligës

Java e 27-të në ProCredit Superligë pritet të sjellë super përballje dhe sfida shumë të rëndësishme para fillimit të garave shtesë. Trepça dhe Bashkimi kanë...

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Delirium

Lajmet e Fundit