18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Konfirmohet: VAR në ndeshjen e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut

Ndeshja gjysmëfinale e fazës play-off të EURO 2020 në mes të Maqedonisë së Veriut e Kosovës që do të luhet më 8 tetor në stadiumin “Todor Proeski” shënon edhe përdorimin e VAR në këtë stadium.

Në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për Maqedoninë për kualifikim në Euro 2020, pritet që arbitrat e ndeshjes të asistohen nga teknologjia e VAR.

Për ta përdorur sistemin VAR fillimisht do të bëhen disa teste se a mund të përdoret teknologjia. Aprovimi i sistemit VAR pritet të konfirmohet nga FIFA dhe lejohet me rregullat në një ndeshje futbolli, shkruan Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Fillimisht në “Todor Proeski” do të testohet përdorimi i VARit një ditë para ndeshjes me Kosovës e cila do të përcillet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut – përgjegjëse për sistemin VAR në ndeshjen Maqedoni-Kosovë dhe kompania reprezentative, Hawkeye, të cilën e ka zgjedhur UEFA si kompani zyrtare për të implementuar sistemin VAR në garat e organizuar nga UEFA.

Një ditë para ndeshjes do të përdoret testi i sinkronizuar (pajisjet e stadiumit me mjetet e VAR) dhe në fund edhe një test do të bëhet dy orë para se të fillojë ndeshje.

Nëse ka probleme teknike në implementim të sistemit VAR gjatë ndeshjes, ai nuk do të përdoret dhe arbitrat nuk do të asistohen nga ai.

Më Shumë

Një urim për Rexhep Qosen

Nga Ben Bulshi Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps...

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Lajmet e Fundit