‘Birdman’, fitues i madh i Oscar

Birdman fiton Oscar“Birdman” është fituesi i madh i edicionit të 87 të çmimeve Oscar.

Komedia e zezë me regji të meksikanit Alejandro Inarritu u vlerësua si filmi më i mirë mes tetë kandidaturave.

I njohur ndryshe si virtyti i paparashikuar i injorancës, “Birdman” sjell jetën e një aktori që pas suksesit të portrezimit të një superheroi përpiqet të sjellë një shfaqje të suksesshme në Broadway.

Deri në ditët e shfaqjes, ai është në një luftë të vazhdueshme me egon e tij, teksa përpiqet të rivendosë ekuilibrat me familjen, karrierën dhe veten e tij.

Filmi rrëmbeu edhe tre statuja “Oscar”, për regjinë, skenarin origjinal dhe arritjen më të mirë kinematografike. Është hera e dytë që një meksikan fiton “Oscar” për regjinë më të mirë.

Aktori më i mirë shkoi për britanikun Eddie Redmayne, në rolin e fizikanit të famshëm Stephen Hawking në filmin “The Theory of Everything”. Ndërsa “Oscar” për aktoren më të mirë iu dha Julianne Moore” për perfomancën e saj në “Still Alice”.

Aktorja e cila bëri që i gjithë teatri Dolby të pushtohet nga duartrokitjet ishte Patricia Arquette, aktorja më e mirë jo protagoniste e cila ishte në sfidë me veteranen Meryl Streep.

Filmi më i mirë i huaj e meritoi prodhimi polak “Ida”.

Në mbrëmjen më të rëndësishme të kinematografisë, që bën bashkë me të famshmit e skenës dhe ekranit ishte edhe Rita Ora. Këngëtarja me origjinë shqiptare performoi një nga hitet e saj “Grateful”.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit