‘X-Factor’, sonte në mbrëmje nisin netët ‘live’

X-Factor Albania4Çasti final ka mbërritur. “X-Factor Albania” është gati për të ngritur siparin e edicionit të 4-të. Mbrëmjen e sotme nisin netët “live” që do të ngjisin në skenë të rinjtë e talentuar, më të mirët e përzgjdhur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, për t’i shndërruar në divat e muzikës shqiptare.

Mes tyre, ndryshe nga vitet e mëparshme janë dhe 4 kokurentë të huaj. 3 më pak të votuarit do të eleminiminohen, si asnjëherë tjetër.

Zhurmë mediatike ka shkaktuar dhe paneli i jurisë së “X–Factor”. Në krah të Pandi Laços dhe Alban Skendëraj-t, këtë edicion do të ulen Miriam Cani dhe Bleona Qereti.

E sapo mbërritur në Tiranë, pas orëve të gjata të udhëtimit, Bleona tregon pse la pas Los Angeles dhe shumë projekte të tjera për të qenë pjesë e Jurisë së “X–Factor”.

Muzika është ëndrra e tyre dhe ata janë në prag të realizimit saj. Kanë përpara një rrugë të gjatë për të mbërritur tek suksesi, ndaj këshillat nuk mungojnë.

Edhe këtë vit skenografia është realizuar nga Gaetano Castello, ndricimi do të kurohet Marcello Jazzeti dhe Olsi Tufa, ndërsa koreografia do të jetë nën kujdesin e Albi Nako,

Këtë të hënë, 23 shkurt, në orën 20:00 në Tv Klan, Ndiqni Netët Live të Të Talent Show “X–Factor Albania”. Mos e humbisni. /Tv Klan/

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit