Zafir Berisha: Thaçi flet broçkulla me padinë kundër Serbisë

ZafirBerisha11-14Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka vazhduar të drejtoj kritika në adresë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ai së fundi ka marrë në shënjestër deklaratën e Thaçit se do të ngre padi kundër Serbisë.

Ketë deklarim Zafir Berisha e quan “broçkulla e radhës e Hashim Thaçit!”

“Paralajmërimi i Thaçit për padi kundër Serbisë është broçkulla e radhës. Kjo është një lojë e poshtër e tij me opinionin sepse është po ky që pati thënë se ka me paditë senatorin Dik Martin por kurrë nuk e ka bërë… dhe këtë lojë të ndyrë nuk është duke bërë rastësisht në kohën kur po diskutohet për Tribunalin që do të gjykojë UÇK-në”, (sic) ka shkruar Berisha në Facebook. /Telegrafi/

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit