4.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Bisedimet me Serbinë, prioritet i Qeverisë

Mustafa-Thaci14-26Prioritetet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa nuk pritet të ndryshojnë nga ato të paraardhësit të tij Hashim Thaçi.

Edhe pse reformat e brendshme do të duhej të ishin preokupim kryesor, analistët thonë se dialogu me Serbinë dhe krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së do të zënë vend kyç në agjendën qeveritare.

Sikur periudha e fundit e qeverisjes së kaluar ashtu edhe fillimi i qeverisjes së re, sipas analistit Artan Muhaxhiri, do t’ia imponojë kryeministrit që shumicën dërrmuese të energjisë ta harxhojë duke u marrë me projektet ndërkombëtare për Kosovën.

Sipas tij, kjo situatë është e dëmshme për dy arsye. Së pari, vlerëson ai, problemet e mëdha të shoqërisë kosovare nuk do ta kenë vëmendjen dhe përkushtimin qeveritar të cilin e meritojnë, rrjedhimisht edhe shanset për zgjidhjen e tyre do të pakësohen./koha ditore/

Më Shumë

Sonte derbi i madh në Rahovec, përballen pretendentët për titull

Sonte nga ora 20:00, palestra “Mizahir Isma” do të jetë skenë e derbit të madh të xhiros së 17-të në Superliga e Kosovës në...

Sot flasin ish-krerët e UÇK-së, familjarët mbërrijnë në Hagë

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë do të dëgjohen fjalët përfundimtare të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit