8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

“Biznesi i seksit” lulëzon në Kosovë

Raportet policore bëjnë të ditur se numri i viktimave kosovare të trafikimit është rritur. Grupet kriminale në vend detyrojnë edhe femra nga Shqipëria, Serbia, Rumania dhe vende tjera të Evropës të merren me prostitucion

Është e re në moshë. Vajza ende nuk ka mbushur 25 vjet të plota. Mollëzat e faqeve i skuqen dhe shpesh ndonjë lot e tradhton kur mund të flasë për të kaluarën e saj.

Ajo për disa muaj u shfrytëzua seksualisht, kurse për aktin që ajo kryente kundër vullnetit të saj, dikush tjetër fitonte para.

E gjitha filloi një mbrëmje vjeshte, kur ajo filloi punën si valltare në një klub nate në regjionin e Prizrenit. Punën e kishte nisur me rekomandim edhe të të “dashurit” të saj.

Ishte pikërisht një trafikant djaloshi me të cilën ajo kishte krijuar një lidhje të shpejtë. Ai kishte fituar besimin e vajzës, e cila për një kohë ishte izoluar nga familja, pas problemeve që iu kishin krijuar, si pasojë e dështimit të saj në një lidhje të mëhershme dashurie. /Zëri/

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Lajmet e Fundit