Një muaj paraburgim për shitësit e drogës nga Prizreni

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim për Meriman Pulajn, Meriton Bajaramin, dhe Shkelzen Bytyqin nga Prizreni.

Ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve

“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 22.02.2015 në ora 03:30, dhe do të zgjasë deri me datën 23.03.2015”, njofton Gjykata në Prizren.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve .

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 22.02.2015, rrethe orës 00:05 minuta të mesnatës, në rrugën lokale Prizren- Nashec, të pandehurit me marrëveshje paraprake në mes veti, pa autorizim posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes dhe ofrimit për shitje substancën e dyshuar për narkotik të llojit marihuan, në atë mënyrë që gjatë kontrollit në rrugë, nga ana e policisë në automjetine markës ,,Opel Kadet,, është hasur sasia e substancës së dyshuar për narkotik të llojit marihuan, me peshë të përgjithshme rreth 206.60 gr”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit