Blatter: Infantino nuk më do mua, ai gënjen

Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter, vazhdon të jetë i akuzuar për mashtrim, përvetësim dhe korrupsion, së bashku me ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini-n.

Blatter është rikthyer të flasë dhe këtë herë përsëri ka akuzuar presidentin aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, se po përpiqet të shkatërrojë reputacionin e tij, ndërsa këmbëngul se ndërgjegjen e ka të pastër.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim prej 20 muajsh burg për dyshen, ndërsa vendimi pritet në fillim të korrikut.

“Dua të pastroj nderin tim. Kur mbërrita nuk ishim asgjë. Dhe kur u largova, ne ishim një organizatë ndërkombëtare, solide në çdo aspekt si, ekonomik, shoqëror, kulturor, madje edhe politikisht”, tha Blatter për RTS.

“Nuk e di pse, por Infantino nuk më do mua. Ai madje përpiqet të krijojë artificialisht një çështje kundër meje. Ai dëshiron të më rrëzojë mua, por edhe gjithçka që kam bërë, sepse ai mendon se po bën më mirë se unë”, shtoi ish-numri 1 i FIFA-s.

“Më duhet të them se jam shumë i prekur nga kjo situatë. Unë jam akuzuar për shumë gjëra, madje jam akuzuar edhe si hajdut. Është absurde. Nuk e di pse e gjej veten në gjykatë dhe jam i sigurt se mijëra, për të mos thënë miliona futbollistë apo pjesëtarë të botës së futbollit nuk e kuptojnë këtë”.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit