16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Haxhiu: Procesi i Vettingut s’ka të bëjë me emra të përveçëm, pres takim me liderët opozitarë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ka qenë rrugë e vështirë deri në finalizimin e koncept-dokumentit për Vettingun. Ajo ka thënë se  do të mbajnë takime me liderët opozitarë për Vettingun.

Në një konferencë për medie pas takimit me anëtarët e Grupit Punues për Vetting, Haxhiu tha se pas përmbylljes së këtij procesi, do të dërgohet për procedim fillimisht në Qeveri e më pastaj në Kuvend, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Bëmë një prezantim në raport me rekomandimet që ka dhënë komisioni i Venecias. Prezantimi ishte diskutim edhe me shoqërinë civile dhe vlerësojmë shumë sepse ishte konsensus të respektohen rekomandimet e komisionit dhe njoftuam se do ta mbajmë një punëtori. Ne kemi një draft të ndryshimeve Kushtetuese dhe pas përmbylljes ne do t’ia procedojmë qeverisë e me votim të qeverisë edhe kuvendit. Shumë shpejt do të kemi me bisedime me liderët opozitar dhe do të kemi takime edhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë”, ka theksuar ajo.

Haxhiu shtoi se procesi i Vettingut nuk ka të bëjë me emra të përveçëm.

“Jam e interesuar të kemi bashkëpunim me partitë politike. Konsideroj që opozita të jetë pjesë e këtyre ndryshimeve. Reforma në drejtësi është prioritet i qeverisë dhe ministria po angazhohet fuqishëm. Reforma nuk bëhet për emra të përvetshëm por ka për qëllim ta kthej besimin e qytetarëve në reformën e drejtësisë. Besoj do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim. Partitë janë zotuar se do ta bëjnë Vettingun. Dhe duke qenë kështu besoj që nuk ka arsye të heqin dorë nga zotimet që kanë dhënë para qytetarëve. Duhet të jemi unik në raport me reformën për drejtësi. Edhe në takime ndaras me opozitën do të adresohen gjatë ditëve në vijim dhe urojmë që takimet të përmbyllen me sukses”, tha ajo.

Haxhiu ka thënë se e kanë të pamundur ta procedojnë për në Kuvend Vettingun para muajit korrik./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Lajmet e Fundit