7.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Bllokohet Brezovica, qytetarët mbesin të ‘ngujuar’ nga bora e tepërt

Bora e shumtë e cila ka rënë gjatë orëve të fundit në Kosovë, ka bërë që rrugët drejt Brezovicës të mbesin tërësisht të bllokuara, shkruan Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi të bërë në Facebook nga “Kosovo Outdoor GURU”, luten qytetarët të cilët nuk kanë marrë rrugë drejtë kësaj pjese të Kosovës, të mos nisen për shkak të borës së shumtë dhe rrugëve të cilat nuk janë të pastruara nga bora..

“MOS U NISNI!!! Prej vikendicave rruga eshte e bllokuar. Veturat ne parking kane mbetur te bllokuara gjithashtu. Bllokim total. Mos u nisni!!! Ju lajmerojme nderkohe nese pastrohet rruga.”, jep joftimin kjo faqe në Facebook.

Ndryshe, bora në vendin tonë ka filluar të bie që nga nata e Vitit të Ri.

Probleme me të reshurat gjatë natës së mbrëmshme ka pasur edhe në qytetin e Malishevës dhe vise të ndryshme malore./Gazeta Blic

Më Shumë

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Lajmet e Fundit