Blerim Kuçi “ha fjalët e veta” – nuk mban premtimin për dorëheqje nga Kuvendi

Kanë kaluar tri ditët e para të vitit 2019, por Blerim Kuçi ende nuk ka treguar nëse do të mbajë edhe më tutje pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kishte premtuar disa muaj më parë gjatë vitit 2018, se “të paktën” do jepte dorëheqje nga pozita e deputetit nëse “deri në fund të vitit nuk do hiqen vizat”.

“Të paktën do jap dorëheqje nga posti i deputetit”, kishte thënë Kuçi në Rubikon të KTV-së, në një intervistë të realizuar disa muaj më parë gjatë 2018-s.

Kuçi kishte thënë se ky zotim i tij për dorëheqje nga posti i deputetit do të kryhej. Mirëpo, Kuçi i ka “ngrënë fjalët e veta” pasi ende nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit. Madje nuk ka folur për media ende në lidhje me premtimin e bërë, raporton Insajderi.

Gazeta Insajderi ka tentuar të kontaktojë sot me deputetin e AAK-së, mirëpo kontakti me të ishte i pamundur.

Dritën e gjelbër për të dhënë dorëheqje nga posti i deputetit Kuçit ia dha në fund të vitit të kaluar komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, pasi në një vizitë që realizoi në Kosovë në dhjetor të vitit të kaluar tha se liberalizimi i vizave do pritet të ndodhë në vitin 2020, dhe jo në këtë vit.

Komisioneri Hahn kërkoi nga kosovarët të kenë durim edhe për disa muaj që të merret pëlqimi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Ndërkohë, analistët parashikojnë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk pritet të ndodhë as në vitin 2019. /Insajderi.com

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit