22.8 C
Prizren
E diel, 2 Qershor, 2024

Blloku vazhdon

Avni Arifi-aakZyrtarë të LDK’së, të enjten, kanë shprehur dëshirat e tyre që Kryeministër të jetë Isa Mustafa, ndërkohë që Marrëveshja e Bllokut, e nënshkruar më 10 qershor, këtë post ia ka rezervuar Ramush Haradinajt të AAK’së.

Arben Gashi dhe Lutfi Haziri kanë pranuar se Isa Kryeministër është vullnet i elektoratit të LDK’së, ndërsa Haki Rugova nuk e ka përjashtuar mundësinë e diskutimit të kësaj çështjeje, ndonëse ka mohuar se tash për tash ekziston një ide e tillë.
Debatin, megjithatë, e ka mbyllur Isa Mustafa, kur pas takimit të Bllokut, ka deklaruar se marrëveshja nuk ndryshon dhe se projekti i tyre i përbashkët do të ecë më tutje, i tillë siç është menduar në fillim.

Por, si e kanë parë këtë ide të hedhur në opinion partnerët e tjerë të Bllokut?
Avni Arifi, Këshilltar Politik i Ramush Haradinajt, në një prononcim për Politiko.net, thotë se marrëveshja e arritur pas zgjedhjeve do të vazhdojë dhe tri partitë nëshkrurese të saj do të përpiqen ta implementojnë atë.
“Çdo njeri është i lirë në Kosovë t’i shprehë bindjet dhe mendimet e veta”.

“Asnjë ide për ndryshimin e kësaj marrëveshjeje nuk e kemi parë te LDK. Ne e kemi një marrëveshje dhe jemi duke u munduar ta implementojmë atë”.
“Ne kemi një marrëveshje dhe e tëra është e bazuar në situatën e 10 qershorit. Përveç asaj marrëveshje, as nuk kam kompetencë, as nuk ka vullnet të flas”, ka thënë Avni Arifi, për Politiko.net.

Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje aktualisht janë në pritje të thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive dhe këmbëngulin që vendi mund të dalë lehtësisht nga ngërçi politik me debat në Kuvend, me procedimin e Pikës 127 dhe me zgjedhjen e Kryeparlamentarit nga ana e tyre.

Më Shumë

Kurti vizitoi Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, vizituan sot në Qendrën e Kulturës...

Policia shqipton 1.566 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1566 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit